Mediat serbe: Prishtina do të marrë “përgjigje serioze” mbi pezullimin

 

 

Portali Serb, Blic ka bërë një shkrim ku shprehet se Prishtina do të marrë atë që meriton sepse nuk ka rënë dakort për një marrëveshje që Serbia dëshiron. Marrëveshja ka të bëjë me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS) në Kosovë.

Ja çfarë shkruan portali Blic

 Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia në ditët në vazhdim do të sigurojë "një përgjigje serioze" për shpalljen e pezullimit mbi marrëveshjen e ZSO (Zajednica srpskih opstina).

Marrëveshja ka të bëjë me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS) në Kosovë, dhe gjatë bisedimeve u arrit dhe sponsorizimi nga BE për këtë marrëveshje.  Duke folur për gjendjen e RTS radioteleviziv i Serbisë, në Moskë ditën e enjnte Kryeministri Vuçiç u shpreh: "Ne duhet të kemi një përgjigje serioze dhe të përgjegjëshme dhe do të vijë në ditët në vijim, dhe ka të bëjë mbi të gjithë Bashkimin Evropian dhe qëndrimin e tyre ndaj nesh dhe asaj që ne duam. Brukseli nuk ka dhënë asnjë reagim deri më tani për këtë çështje.

"Marrëveshja duhet të respektohet". Të dyja palët në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të zbatojë atë që është rënë dakord, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e  Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, tha se: "Çdo gjë që është rënë dakord në kontekstin e dialogut duhet të zbatohet pavarësisht procedurave të brendshme që ne nuk duan koment", ka thënë Kocijancic, kur u pyet se si Brukseli do të reagojnë ndaj vendimit të Prishtinës për të shtyrë zbatimin e marrëveshjes mbi ZSO. Prishtina ka shtyrë marrëveshjen derisa Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e marrëveshjes së arritur në Bruksel në muajin gusht.

 

Pështati:R.Shtylla

SHKARKO APP