Mediat serbe, Putin: Kush e sulmon Serbinë e sulmon Rusinë

Gjatë bisedës telefonike me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti rus ka thënë se Rusia me vëmendje po përcjell çfarë po ndodh në Serbi dhe në Kosovë.
Putin ka shtuar, siç shkruan media serbe “Kurir” i Beogradit se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e çdo ndihme ruse dhe të çdo forme të saj.

Putin, sipas kësaj media serbe, ka thënë se për Moskën, kur bëhet fjalë për Kosovën, vlen vetëm Rezoluta 1244.

Presidenti rus ka theksuar se “kush e sulmon Serbinë, sulmon Rusinë”, shkruan Kurir.

Vuçiq dhe Putin kanë biseduar në telefon afër një orë.

SHKARKO APP