Mediu uron Osmanin: Sfidat që ka Kosova janë të mëdha sidomos në këtë kohë, ku kërkohet të zhbëhet historia e saj

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu përshëndet votimin e pasdites së sotme të Kuvendit të Kosovës, i cili zgjodhi Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës së Kosovës.

“Urimet më të mira për Presidenten Vjosa Osmani!

Sfidat që ka Kosova janë të mëdha sidomos në këtë kohë, ku kërkohet të zhbëhet historia e Kosovës.

Bashkëpunimi me gjithë forcat politike dhe kompromisi i tyre për interesat madhore të Kosovës është domosdoshmëri si për qeverinë, opozitën dhe Presidenten e sapozgjedhur.

Votëbesimi i një gruaje për herë të dytë në këtë detyrë të lartë, tregon më së mirë emancipimin e politikës në Kosovës, por dhe përgjegjësinë për të punuar me këmbëngulje në rrugën e integrimit EuroAtlantik.

Partia Republikane e Shqipërisë ka bindjen se  Presidentja Osmani, do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës mbi politikën, në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës”, shprehet Fatmir Mediu.

SHKARKO APP