Merkel, në Beograd: Kosova, të anëtarësohet në OKB!

Një zgjidhje e qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës, sipas Kancelares Gjermane Angela Merkel, është përfshirja e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Mediat serbe kanë raportuar se kancelaria Merkel gjatë vizitës në Beograd, do ta kërkojë pikërisht këtë gjë nga qeveritarët serbë, konkretisht që ata të mos e pengojnë përfshirjen e Kosovës në Organizatën e Kombëve të Bashkuara (OKB).

Një kërkesë tjetër e kancelares sipas medieve serbe pritet të jetë ulja e ndikimit politik të Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH).

Sipas qëndrimit të Berlinit, nëse Serbia nuk do ta pengonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, kjo nuk do të nënkuptonte se ajo ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP