Mes sportit dhe energjisë rinore, ndizet Flaka Olimpike në “Elbasan Arena”

Në kuadër të Javës Olimpike në Shkolla, Flaka Olimpike, simbol i unitetit, paqes, bashkëpunimit dhe garës së ndershme, u ndez në ambientet e Elbasan Arena, duke shënuar nisjen e një jave të mbushur me aktivitete sportive, edukative dhe argëtuese për nxënësit e shkollave të qytetit.

Nën frymën e motove olimpike dhe promovimit të sportit në edukim, ceremonia mblodhi nxënës, mësues, drejtues institucionesh arsimore dhe përfaqësues të sportit, të cilët u bënë pjesë e një atmosfere festive dhe frymëzuese.

Ndezja e flakës olimpike simbolizoi unitetin, bashkëpunimin dhe garën e ndershme, vlera që qëndrojnë në themel të lëvizjes olimpike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj jave, shkollat do të organizojnë aktivitete të ndryshme sportive, lojëra ekipore, konkurse kreative dhe veprimtari ndërgjegjësuese që synojnë përfshirjen aktive të nxënësve dhe promovimin e një stili jetese të shëndetshëm.
Qëllimi kryesor i Javës Olimpike është promovimi i vlerave olimpike si respekti, disiplina, paqja, bashkëpunimi dhe fryma e garës së ndershme tek të rinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes sportit dhe aktiviteteve edukative, nxënësit mësojnë rëndësinë e punës në grup, përgjegjësisë, vetëbesimit dhe respektit për rregullat e kundërshtarin.

Java Olimpike do të vijojë çdo ditë me aktivitete të dedikuara në disiplina të ndryshme sportive, duke e kthyer sportin në një urë bashkimi dhe motivimi për brezin e ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?