Mesazhi i familjes Jashari: Sa më pak inate personale, na çojnë në humnerë

Në emër të tij dhe familjes Jashari, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari adresoi një mesazh për përfaqësuesit politikë e institucional të vendit.

“Mesazhi im dhe i familjes është që ne të jemi sa më shumë që të mundemi të bashkuar, ta duam dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, përndryshe nuk do mund të ecim përpara. Dhe sa më pak të kemi inate personale mes vete sepse nuk na qojnë askund përpos në humnerë”, tha ai për Zërin.

Bekim Jashari thotë se vendi ynë, Kosova, kërkon shumë punë e shumë angazhim e mbi të gjitha zhvillim ekonomik për qytetarët.

“Sidomos për rininë e këtij vendi që shumë kanë dalë në diasporë në Kosovën e pas luftës, se sa para luftës, kështu që ky vend ka shumë nevojë për zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

SHKARKO APP