Meta: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit teksa përshëndet gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, shprehet se kjo është një prespektivë që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.
E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!”, shprehet në reagimin e tij, Presidenti Ilir Meta.