Mijëra vetë mbushin sheshin, protestë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë nën moton “Drejtësi, jo politikë” dhe “Liri për çlirimtarët”, duke bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarët mbajnë në duar flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pjesë në protestë merr dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?