Milaim Zeka: Të hiqen tarifat për mallrat serbe. 0 efekt ekonomik, vetëm problem politik. I pakuptimtë debati mes kryeministrave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, thotë se tarifat ndaj produkteve serbe që Qeveria e Kosovës po aplikon prej muajsh duhet të hiqen. Sipas tij, kjo tarifë nuk ka asnjë efekt ekonomik apo pozitiv por vetëm efekte politike, që në këtë rast nuk janë pozitive. Zeka shprehet i habitur se si Qeveria e Kosovës, nuk pranon rekomandimin që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hequr këtë masë.

Më tej ai thekson se është e pakuptimtë vazhdimi i retorikës nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, çka jep një imazh negativ në perceptimin e vendeve tona.

Debatin në distancë Zeka e konsideron aspak normal, pasi edhe sikur të këtë ndodhur që kryeministri Rama dhe Presidenti Thaçi të kenë kërkuar heqjen e tarifës për mallrat serbe, kjo nuk do të thotë se janë kundër Haradinajt.

SHKARKO APP