Ministri gjerman: Lojërat me kufij çojnë në rrugë qorre. Nuk e zgjidhin problemin Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, në një diskutim në Bundestag ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se palët duhet të largohen nga ideja e korrigjimit të kufijve.

Mass deklaroi se lojëra të tilla me kufijtë e zgjasin edhe më tej zgjidhjen e problemit kompleks mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk çojnë askund përveç se në një rrugë qorre.

“Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një gjoja-përparim, nëse do të quhej përparim, duke pasur parasysh gjendjen e atjeshme. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet komplekse dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë qorre”, ka thënë Mass, raporton DW.

SHKARKO APP