Ministri i brendshëm i Austrisë: Vizat për Kosovën hiqen në fund të qershorit
Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me procesin përfundimtar për heqjen e vizave për Turqinë, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Regjimi i vizave për këto vende planifikohet të hiqet në pako duke filluar nga fundi i muajit qershor, ka thënë ministri i brendshëm austriak Wolfgang Sobotka, për televizionin austriak, transmeton RTK.
Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e ardhshëm që mbahet në mes të qershorit, transmeton sot televizioni austrikak ORF..