Ministri i Brendshëm i Kosovës: Nuk e dimë ku ndodhen policët e rrëmbyer, gjurmët tregojnë se…
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë se nuk e dinë se ku ndodhen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.
“Nuk e dimë se ku mbahen policët tanë, Serbia është një vend jo demokratik dhe nuk brengoste për liritë e të drejtat e të burgosurve. Nuk brengoset as për përshkallëzimin e situatës aktuale. Këto informata po ndahen me partnerët tanë, edhe kur ishim aty kishte pjesëtarë të KFOR-it që hetonin rastin. Për sa i takon terrenit, të dhënat përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh se pjesëtarët e policisë tonë”, tha Sveçla.