Ministri i Jashtëm grek takon ambasadoren shqiptare Hajdaraga, zbulohen dy temat kryesore të diskutimit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Shqipërisë, Luela Hajdaraga.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme Greke, e cila ka shkruar në një postim në “Twitter” se dy zyrtarët kanë diskutuar me ambasadoren shqiptare mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Gjatë takimit, Dendias dhe Hajdaraga kanë diskutuar shtysën pozitive për bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me rastin e 50-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, thuhet në mesazhin e ministrisë, raportojnë mediet greke.