Ministri i Jashtëm i Kosovës: Sot presim vetëm një vendim nga Haga, lirimin e katër ish-krerëve të UÇK-së
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, teksa hynte në Gjykatën Speciale në Hagë, u shpreh se pret vetëm një vendim nga trupi gjykues: lirimin e të katër ish-krerëve të UÇK-së.
“Sot është dita finale për këtë proces gjyqësor, ne sot por edhe gjithë populli i Kosovës, këtu po shihet që edhe prej ditës së djeshme kanë ardhur mijëra qytetarë nga gjitha vendet. Sot është i pritshëm, vetëm dhe vetëm një vendim. Për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata, ky verdikt është një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UÇK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse. E kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë për popullin tonë, dhe stopimin e gjenocidit, që ishin duke kryer në atë kohë forcat ushtarake policore dhe paramilitare të Serbisë”, ka thënë Konjufca, raporton “KosovaPress”.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 4337

