Ministri kroat: Është koha që BE të heqë vizat për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliç Radman ka thënë se është koha që Evropa t’i heqë vizat qytetarëve të Kosovës.
Para nisjes së takimit të ministrave të për Evropë të 27 vendeve anëtarë të BE-së, Grliç -Radman tha se Kroacia e përkrakh fort liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Nga ana e tij ministri gjerman Michael Roth, nuk e përmendi punën e vizave por e tha se është koha e fundit që BE-ja ta kthejë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.