Ministri serb fyen shqiptarët

Gjatë fjalimit të tij të datës 1 Maj, ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin tha ndër të tjera: “Unë jam pro krijimit të një kufiri me ‘siptarët’ sa më parë”.

Ragmi Mustafa, presidenti i Keshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi është shprehur për disa media të huaja se ai po e konsideronte seriozisht  të padiste ministrin Vulin për përdorimin e termit ofendues për shqiptarët, që ai është lodhur duke e dëgjuar gjithë jetën.

Për Mustafën, termi i fyen shqiptarët dhe përdoret që t’i tregojë ata si nënshtetas të dorës së dytë.

“Është gjuha ofenduese e viteve ’90. Shqiptarët nuk duhet të etiketohen si të tillë. Gjuha e zotit Vulin tregon hapur se ne (shqiptarët) nuk jemi pjesë e shoqërisë” theksoi Mustafa, sipas mediave lokale cituar nga Dita.

Nuk është sekret se rreth 50,000 shqiptarëqë jetojnë në Serbi, kryesisht në Bujanoviç dhe Preshevë, kanë qenë gjithmonë nën presion.

Zhvillimet e fundit duket se e kanë tensionuar situatën edhe më.

Ndërsa opinionisti shqiptar, Butrint Gjonbalaj sqaron se ‘Skiftar, Siptar, or Shiptar’ është një term ofendues për shqiptarët, ekuivalenti i asaj që është për një afrikan.

Sipas Anita Mitic, një ish-aktiviste e të rinjve për të drejtat e njeriut, përdorimi i kësaj fjale ishte dëmtues për marrëdhëniet që ata donin të krijonin në të ardhmen me Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët që jetonin në Serbi. Në fakt, ajo është personi që pati paditur një gazetar në vitin 2017, pasi ai përdori këtë fjalë në një artikull.

Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e mëparshëm, sipas të cilit artikulli e thyente ligjin dhe termi mund të konsiderohej pjesë e gjuhës së urrejtjes, ndërsa Mitic ende pret që kryeradaktori i gazetës në fjalë t’i paguajë asaj gjobën prej 1620 euro që ishte vendosur nga gjykata.

Duhet theksuar se reagimet e menjehershme për distancim apo dënim të fjalëve të ministrit Vulin nga zyrtarë të lartë të Serbisë nuk ka pasur – shkruan Dita.

SHKARKO APP