Ministri serb: Ja me çfarë do përballej Behgjet Pacolli nëse vinte në Serbi

Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit i është refuzuar kërkesa nga Serbia për vizitë zyrtare në Novi Pazar.

“Çdo përpjekje e tij për të ardhur në Novi Pazar do të ishte ilegale dhe dihet se si veprohet me ata që përpiqen ilegalisht të hyjnë në territorin e një vendi të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran siç është Serbia”, ka qenë reagimi i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Vulin shtoi se Qeveria e Serbisë nuk e miratoi atë vizitë, duke e vlerësuar të paligjshme.

SHKARKO APP