Ministria e Shëndetësisë së Kosovës: Nuk ka asnjë rast me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar qytetarët se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus (COVID-19).

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth coronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Komunikatë për media

Swiss Digital Desktop Reklama

”MSH: Nuk ka raste të konfirmuara me Koronavirus Covid-19 në Kosovë

Swiss Digital Mobile Reklama

Prishtinë, 13 mars 2020
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth Koronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ju njoftojmë, se deri më tani, në Kosovë, nuk ka asnjë rast të konfirmuar të Koronavirusit Covid-19 në Kosovë.

Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara.

Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?