Ministrja Tahiri: Pezullimi i dialogut nuk do ndikojë në raportet e Kosovës me BE-në

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është zotuar se do të zbatohet në tërësi rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit nuk do të ketë ndikim në raportet e Kosovës me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ministrja Tahiri ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së, duke thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është detytim kushtetues e vullnet i popullit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet ta kuptojë, se udhëheqja e Kosovës ka për obligim ta përmbushë vullnetin e popullit të vetë.

Ndërkohë, sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Tahiri ka thënë se ky proces është në rregull dhe Kuvendi duhet ta votojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?