Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjekët: Kosova nuk ka teste për gjithë popullatën

Kosova E mërkurë, 29 Prill 2020 10:08
Mjekët: Kosova nuk ka teste për gjithë popullatën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoritetet shëndetësore në Kosovë janë kritikuar disa herë për numër të vogël të testimeve për personat e dyshuar me koronavirus.

Por, ata që merren me luftimin e pandemisë thonë se nuk kanë teste për të testuar të gjithë qytetarët si të dyshuar.

Megjithatë, ata shprehen se në ditët në vazhdim do rrisin nivelin e testimeve të personave, por kërkojnë nga qytetarët dhe organizata të ndryshme që të mos bëjnë presion në personelin mjekësor që t’i nënshtrohen testeve.

Nga 8 shkurti i këtij viti rreth 7000 persona në Kosovë janë testuar si të dyshuar me koronavirus.

Aktualisht Kosova ka mbi 7300 teste në dispozicion, sipas zëdhënësit në Ministrinë e Shëndetësisë Faik Hoti. Si rezultat i kësaj, Hoti tha se ditëve të fundit është rritur numri i testimeve dhe pritet që nga java e ardhshme kjo shifër të rritet edhe më shumë.

Gjatë fundjavës që shkoi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) është furnizuar me 7300 teste për diagnostifikimin e COVID-19. Nga këto, 4100 nga kontrata e Ministrisë se Shëndetësisë, 3000 donacione nga Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe 200 të tjera donacione.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kosova dhe Shqipëria me më pak teste në Ballkan

Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duket se qëndrojnë më mirë në procesin e testimit. Sipas ueb-faqes Worldometers, e cila gjurmon rastet e koronavirusit, deri më 28 prill, Serbia ka testuar mbi 7700 persona në një milion banorë, Kroacia rreth 8000 persona, Bosnja e Hercegovina mbi 8000, Maqedonia e Veriut rreth 7300 dhe Mali i Zi ka testuar 8100.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kosova nuk figuron në këtë ueb-faqe, por sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, Kosova ka mbi 1,7 milion banorë dhe 6955 teste, që i bie se janë testuar mbi 3970 persona në një milion banorë. Më keq qëndron Shqipëria, me 2603 persona të testuar në një milion banorë.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Ndërkaq, mikrobiologu, Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, thotë se numri i mostrave varet nga numri i testeve që janë në dispozicion.

Pasi Kosova nuk ka mundësi të prodhojë teste dhe varet nga importi, Raka thotë se është shumë vështirë furnizimi me to për shkak të kërkesës së madhe globale për këtë produkt.

Sipas tij, Instituti vendos se cilët persona duhet të testohen pasi nuk ka mundësi për të gjithë.

Problemi kryesor është vështirësia në furnizimin me teste, sepse për kërkesa për teste është kërkesë globale. Është shumë vështirë të sigurohen, kjo është arsye pse testet janë bërë aq sa janë bërë edhe pse ditëve të fundit kjo shifër është rritur. Normal që nuk kemi mundësi ta testojmë krejt popullatën e Kosovës, kjo është e kuptueshme.
Edhe zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, theksojnë se numri i testimeve në nivel vendi është i vogël, por sipas tyre, kjo varet nga kapacitetet ekzistuese.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në këtë Organizatë, tha se vetëm testimi nuk është zgjidhje për parandalimin e koronavirusit. Sipas saj, qytetarët e Kosovës duhet të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për izolim.

Asnjë shtet nuk mund të testojë secilin person. Por, bëhet seleksionimi në bazë të kritereve që i përcakton OBSH-ja dhe miratohen nga autoritetet shëndetësore në Kosovë. OBSH potencon se domosdoshmërisht duhet të testohen personat me simptoma, persona të kontaktit. Kurse Instituti e ka shtuar edhe personat të cilët janë edhe në karantinë. Po mendoj se kjo është e mjaftueshme.
IKSHPK: Mos na bëni presion!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të hënën u ka bërë thirrje qytetarëve dhe individëve nga organizata të ndryshme që të ndalin presionet mbi këtë institucion dhe të mos pengojnë punën e tij.

IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore, por nuk mund t’i nënshtrohet diktatit të secilit që vet-vlerëson se duhet të testohet, pasi që një përgjegjësi e tillë i takon IKSHPK.
Instituti nuk emërton asnjë institucion apo individ që ndërlidhet me këto presione të pretenduara.

Deri më tani, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar se 790 persona janë infektuar me koronavirus, 232 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Etiketat e lidhura

Kosovemjeket
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 6 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 17 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 18 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 27 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.