Mobilizohet xhandarmëria serbe, 450 pjesëtarë në kufi me Kosovën
Pas përplasjeve të ndodhura sot, Serbia ka dërguar forca shtesë në kufirin me Maqedoninë.
Ndërkohë që edhe në kufirin me Kosovën, të cilën Serbia e konsideron vijë administrative, janë dërguar edhe 450 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, raportojnë mediat serbe. Urdhri për të të dërguar më shumë policë në zonat kufitare është dhënë nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviç.
Televizioni publik serb ka bërë të ditur se 450 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë dërguar afër zonës tokësore të sigurisë me Kosovën.
Ndërkohë për shkak të situatës në Maqedoni, kryeministri i Serbisë nesër në orën 13:00, ka thirrur një takim urgjent të Zyrës për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë.