Mocioni i votëbesimit të qeverisë Kurti, vjen reagimi i dytë i amerikanëve

Nesër në Kosovë do të mbahet mocioni i votëbesimit të qeverisë Kurti. Mirëpo për këtë ngjarje  ka pasur shumë reagime si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Kështu i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, e mbështet mbajtjen e seancës plenare në Kuvend nesër ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Teksa ka postuar statusin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social Twitter ku Kosnett tha se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë ka ngjallur dyshime pqr qëndrimin e Amerikanëve.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

‘’Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe, shtetet e BE’së përmes ambasadave të tyre kanë kërkuar që të mos votohet mocini i mosbesimit derisa të përfundoj situata me pandeminë.

SHKARKO APP