Moderatori i njohur: Albin Kurti, shqiptari që ka fuqinë më të madhe në historinë e Kosovës
Adriatik Kelmendi, drejtori i televizionit Klan Kosova dhe moderator, ka analizuar sfidat me të cilat do përballet jeta publike në Kosovë.
”Ishte një fushatë që doli e suksesshme dhe është votuar qeveria dhe pati një rotacion. Në letër qeveria Kurti duket premtues ka pasur kujdes për përfaqësimin gjinor dhe ka ministra nga qeveria Kurti 1. Ka përfshirë edhe nga shoqëria civile, në përgjithësi në letër duket qeveri premtuese, por periudha në të cilën po e merr drejtimin ka shumë sfida”,-shprehet Kelmendi për ”Euronews Albania”.
Më tej ai tha se e sheh Albin Kurtin si një kryeministër që ka shumë përgjegjësi dhe është momenti që ai të realizojë premtimet, që ka bërë.
”Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ai subjekt që ka bërë opozitë brenda dhe jashtë Kuvendit, ka fituar më shumë se çdo subjekt tjetër politik dhe duke qenë se ato akt janë kritikuar nga të tjerat dhe ato nuk do veprojnë njësoj si opozitë. Duhet patur kujdes se Kurti është shqiptari që ka fuqinë më të madhe në histori se Kosova është pa administrim ndërkombëtar dhe opozita është në ditët e saj më të rënda”.