Motra kërkon ndihmë nga vëllai që të kthehet nga Siria

Para katër vjetësh, Ermira Sekiraqa kishte shkuar në Siri së bashku me burrin e saj i cili u vra duke luftuar krah organizatës terroriste Shteti Islamik.

Ajo ka mbetur e ngujuar në Ain Issa të Sirisë me dy fëmijët që i lindi atje.

Ermira po kërkon ndihmë për t’u kthyer në Kosovë.

Vëllai i saj Arton Sekiraqa

“Hajde këtu merre Ismailin. Të dua daj” ky është mesazhi që i ka dërguar nipi i vogël dajës së tij Arton Sekiraqa në Kosovë.

Në një video të Radio Evropa e Lire  Artoni thotë se ka tre katër ditë që nuk ka folur me të motren

‘Zakonisht flas në mëngjes kur ata janë në gjumë. Ata i ruajnë nuk i lënë të dalin jashtë tendës. Një orë në ditë mund të dalin jashtë tendës për nevojat e tyre. Nuk kanë ushqim. Një herë në 24 orë i japin për të ngrënë. I rrahin, i keqtrajtojnë”

Institucionet e Kosovës i kanë thënë të mos mbajë shpresa tek ata.

“Atë kamp ku janë duan tia dorëzojnë ushtrisë së Assadit, pasi kanë një lloj marrëveshje. Ishalla nuk bien në dorë të tyre sepse ata po mbysin njerëzit e vet.”

Në të njëjtën qendër ndalimi besohet se janë dhe 4 familje të tjera nga Kosova.

/Ora News

 

SHKARKO APP