‘’M’u lutën’’, Ramush Haradinaj: Kam qenë në Shqipëri dhe nuk e bëra vaksinën, ja arsyeja
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zbulon se kur ka qenë në Shqipëri e kanë lutur të bëjë vaksinë anti-Covid, por ai nuk ka pranuar.
Haradinaj thotë se do të presë derisa t vaksinohet 2/3 e popullit në Kosovë e pastaj ta marrë edhe ai.
Sipas tij, zgjidhej nuk është improvizimi me çështjen e vaksinimit.
”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.