Mustafa para takimit me ambasadorët: Ne e kemi dhënë ofertën tonë, pushtet i barabartë të dy partive

Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të mbahet takimi me ambasadorët e QUINT dhe përfaqësuesve të BE.

Takimi do të mbahet në Prishtinë, ndërkohë para se të futej në takim, Mastafa është shprehur se nuk e di se si do të shkojë takimi me ambasadorët, pasi ky takim është thirrur nga lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti.

Na nuk e dimë nëse vijnë apo jo, ata i ka thirrë z. Kurti edhe sa i përket qëndrimeve ne e kemi dhënë ofertën tonë është oferta më e mirë që i jep pushtet të barabartë të dy partive”, – tha Mustafa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, në takim është parë të futet edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë bërë gati katër muaj që nga zgjedhjet e përgjithshme. VV-ja e LDK-ja ende nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërsa Kurti ka afat deri më 4 shkurt për ta prezantuar para Kuvendit kabinetin me të cilin mendon të qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?