FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Natasha Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përmendur mundësinë e ekzistencës së varrit masiv në Pasuljanske Livade në Serbi.

Përmes një postimi në “X”, Kandiq ka thënë se kjo çështje ka qenë temë e takimit që ajo pati zhvilluar në vitin 2008 me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovaq, të cilin thotë se e ka informuar për bisedën që e ka zhvilluar me një person që pretendonte se ishte shofer i kamionit me të cilin janë transportuar trupat e viktimave nga Kosova në bazën ushtarake “Pasuljanske Livade”.

“Varri masiv i mundshëm në Pasuljanske Livade ishte temë e takimit tim me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, në vitin 2008. E njoftova se kisha biseduar me një person që pretendonte se kishte qenë shoferi i kamionit frigoriferik me të cilin trupat ishin transportuar nga Kosova në bazën ushtarake Pasuljanske Livade”, ka shkruar Kandiq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, ky person ka kërkuar para në këmbim të informacioneve shtesë, por nuk ishte lajmëruar asnjëherë më.

Kandiqi thotë se menjëherë pas kësaj kishte njoftuar ministrin Shutanovaq për informacionin që kishte marrë, por as ai nuk i ishte lajmëruar kurrë.

Pasuljanske Livade është konsideruar të ketë qenë vendi ku janë trajnuar terroristët serbë të cilët morën pjesë në sulmin e Banjskës. Pasuljanske Livade është një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?