Ndahet nga jeta simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare veprimari i shquar, Adem Demaçi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. “Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Demaçi është simboli i rezistencës shqiptare në Kosovë. Për shkak të veprimtarisë së tij, u dënua nga regjimi serb me 28 vjet burg.

Për kontributin e tij të gjithanshëm është vlerësuar nga me çmimin e lartë “Sakharov” nga Parlamenti Europian.

SHKARKO APP