Ndahet nga jeta ikona e muzikës shqiptare

Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për muzikën shqiptare.

Është ndarë sot nga jeta këngëtarja e njohur nga Kosova Shahindere Bërlajolli Stafai.

Lajmin e dha këngëtarja Besiana Mehmeti me anë të një postimi në facebook.

“Sot na la një prej zërave më origjinal të këngës shqipe Shahindere Bërlajolli- Stafaj e cila në çdo paraqitje reflektonte civilizim dhe kulturë. Nga Peja dhe familja e njohur Bërlajolli, në Gostivar për të mbetur gjithnjë energjike, kërkuese, motivuese. Pas jetesës dhe sukseseve në Prishtinë, ajo në mes dy dashurive zgjodhi vendlindjen e bashkëshortit- muzicientit të mrekullueshëm me kujtimin e të cilit u shoqërua në dekadën e fundit! Megjithë sfidat e jetës ajo në çdo bisedë reflektonte aq shumë pozitivitet, dashuri dhe krenari!Ngushëllime familjes Stafaj! Alban, Astrit dhe Ardit të jeni krenarë që mbartni traditën e një ikone të pakopjueshme dhe unike!

Muzika shqiptare sot është në zi, por kënga e pastër shqipe që kultivoi do jehojë kurdoherë bashkë me emrin e saj që historia e muzikës autoktone do ta shkruajë me shkronja të arta!”, shkroi Mehmeti.

Po kush është Shahindere Bërlajolli Stafai?

Shahindere që në moshën 13 vjeçare bëhet solistja e parë në muzikën popullore.

Hitet e saj dhe dhe sot përpunohen nga shumë këngëtarë të estradës shqiptare.

Ajo u martua me kompozitorine njohur Enver Stafain me këngët e të cilit arriti dhe majat e suksesit për 5 vite në festivalin e vetëm të asaj kohe ‘Akordet e Kosovës’.

Bashkëpunimet e çiftit kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Gjitashtu çifti kanë dhe tre djem Albanin, dhe binjaket Arditin dhe Astritin që vazhdojnë në gjurmët e prindërve të tyre.

SHKARKO APP