Ndahet nga jeta ish-deputetja shqiptare e Kosovës

Lumnie Kajtazi-Hyseni, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë. Lajmi është njoftuar nga zyrtari i LDK-së, Ekrem Hyseni

Kajtazi-Hyseni ishte edhe nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së.

“Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni. Ajo për shume vite ishte edhe pjesë e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror. Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj”, ka shkruar Hyseni në një postim në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.

Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.

Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.

Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?