Ndahet nga jeta regjisori i njohur

Ndahet nga jeta regjisori i njohur dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi. Shkak për vdekjen e tij të parakohshme është bërë një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme nga e cila vuante prej dy vitesh.

Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premierën e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120-të të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

Një muaj më parë, Bekim Lumi u kthye midis kolegëve duke e sjellë një shfaqje falenderuese për të gjithë ata që e ndihmuan gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e tij.

SHKARKO APP