Ndërkombëtarët kërcënojnë Kosovën: Bëjeni Gjykatën, ose e bëjmë ne!
Gjykata Speciale do të bëhet, deshën apo jo ligjvënësit kosovarë.
Kështu kanë paralajmëruar ndërkombëtarët, me procedurat e paralajmëruara, në rast të moskalimit në Kuvendin e Kosovës, ajo pritet të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ndikimi rus pritet të përfshihet në proces.
Ligjvënësit kosovarë nuk kanë treguar gatishmëri për themelimin e saj, përkundër kërkesës së vazhdueshme të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Madje vetëm dy ditë pasi EULEX-i dënoi “Grupin e Drenicës” me 65 vjet burg, koalicioni me shumicë votash ka shtyrë për afat të pacaktuar votimin e amendamenteve kushtetuese, që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Analistët thonë se Kosova nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie, derisa zyrtarë të partive politike të krahut të luftës, janë kategorikisht kundër. /zeri/