Ndërroi jetë në rrethana misterioze, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e gazetares Violeta Rexhepagiqi

Pas vdekjes së këngëtares dhe gazetares së njohur, Violetë Rexhepagiqi Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me ndarjen. Në një prononcim për GazetaBlic Prokuroria e Prishtinës e cilëson vdekjen e gazetares si të dyshimtë.

Ndaj trupi i saj është dërguar në morg, ku edhe do t’i kryehet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar edhe shkakun e vdekjes.

“Për vdekjen e personit me inicialet V.R., ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore ne Prishtinë, këtë rast e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. I njëjti ka lëshuar urdhërese për obduksion, me ç’ rast trupi i pajetë është dërguar në Istitutin e Mjekësise Ligjore në Prishtinë,”-bën me dije hetuesia.

Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Ajo u bë e njohur fillimisht si këngëtare dhe më pas edhe si gazetare e aktore. Violeta është motra e kantautorit të njohur Armend Rexhepagiqi.

SHKARKO APP