Ndërrojnë jetë 3 pacientë me koronavirus në Kosovë, konfirmohen 76 raste të reja infektimi

Koronavirusi ka marrë tre jetë njerëzish në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë konfirmuar pozitivë 76 persona, duke e çuar në 14 839 numrin total të infektimeve.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

165 TË SHËRUAR DHE 76 RASTE ME COVID-19!

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?