Ndërrojnë jetë 5 pacientë me Covid-19 në Kosovë, konfirmohen 50 raste të reja infektimi

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi pesë pacientë kosovarë.

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës raporton se në këto orë janë konfirmuar 50 raste të reja infektimi.

Njoftimi i ISHPK:

Swiss Digital Desktop Reklama

117 TË SHËRUAR DHE 50 RASTE ME COVID-19!

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?