Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:47 Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS Ja fjala e plotë e kryeministrit Rama sot: Pas një seance të mbyllur për çështje të brendshme krejtësisht, dua t’ju drejtohem duke adresuar të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndihmat për pasojat e tërmetit. Meta vlerëson Behgjet Pacollin me dekoratën “Nënë Tereza”

Kosova E premte, 27 Dhjetor 2019 13:59
Ndihmat për pasojat e tërmetit. Meta vlerëson Behgjet Pacollin me dekoratën “Nënë Tereza”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Presidenti i Republikës i dorëzoi zotit Pacolli Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” me motivacionin: “Për angazhimin dhe ndjeshmërinë e lartë personale dhe familjare, treguar ndaj popullit të Thumanës dhe mbarë Shqipërisë, si gjithë populli dhe shteti i Kosovës, duke nxitur një zinxhir solidariteti kombëtar të pashembullt pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Për kontributin e tij të vazhdueshëm humanitar në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh ndër të tjera se:

“Zoti Pacolli është një personalitet i shquar, që gjithçka e ka arritur vetë në jetën e tij falë përpjekjeve, studimeve dhe sfidave të panumërta me të cilat ai është ndeshur dhe jo vetëm ka arritur të dallojë dhe shkëlqejë në fushat e biznesit, të ekonomisë, të sipërmarrjes, por gjithashtu ajo që e bën atë të veçantë dhe mbi të gjitha, që e bën edhe të dashur për njerëzit, është pikërisht angazhimi i tij i pareshtur për dekada në aktivitetin humanitar, në shërbim të paqes, po kështu për krijimin e një imazhi të dalluar dhe pozitiv të shqiptarit në botë, jo vetëm si një sipërmarrës i suksesshëm, por edhe si një njeri i jashtëzakonshëm dhe me zemër të madhe.

Si një ambasador i paqes, si një sipërmarrës i suksesshëm i përmasave ndërkombëtare, si promovues i realiteteve ekonomike kombëtare, nëpërmjet nxitjes së formave komplementare, politikan dhe shtetar i përgjegjshëm, me dashuri të madhe për Kosovën dhe shqiptarët, ai është një dëshmi e veçantë dhe e pashembullt, jo vetëm e suksesit, por edhe e humanizmit.

Si një njeri i tillë mjaft bujar, z. Pacolli ka një veprimtari tejet frymëzuese humanitare. Kujtojmë këtu krijimin e fondacioneve për jetimët, refugjatët, në ndihmë të studentëve, në asistencën ndaj njerëzve në nevojë, ndërtimin e shtëpive për të varfrit, sponsorizimet në fushën e artit, kulturës dhe të sportit, dërgimi i dhjetëra pacientëve të Kosovës jashtë vendit për trajtim mjekësor e kështu me radhë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vlen të përmenden edhe ndërmjetësimet e tij për lirimin e disa pengjeve dhe të një gazetari italian në vende në konflikt si Afganistani, të cilat dëshmojnë për titujt e akorduar ndaj tij, mëse të merituar, si kalorës global i paqes.

Së fundmi, pas pasojave të rënda të shkaktuara nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, z. Pacolli shpalosi menjëherë një ndjeshmëri të lartë, personale dhe familjare, përveçse edhe institucionale si pjesë e të gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj popullit shqiptar e në veçanti ndaj popullatës më të goditur rëndë, asaj të Thumanës, duke dhënë kontributin e tij të menjëhershëm në interes të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmet dhe duke i dhënë në këtë mënyrë një nxitje të mëtejshme gjithë atij solidariteti mbarëshqiptar.”

Etiketat e lidhura

Behgjet Pacolliilir metaPresidenti i RepublikësRepublikës së Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 8 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 15 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.