Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas dënimit të 4 krerëve të UÇK-së dhe kërkon ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë.

Ai parashikon po ashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë, apo që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë dhjetëra qytetarë kaluan natën para Parlamentit në shenjë proteste. Ata kanë bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara në ligj, ndërsa kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para godinës deri në përfundimin e procesit parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?