Në Colmar të Francës protestohet për lirimin e Haradinajt (FOTO)

Në Colmar të Francës, mëngjesin e sotëm në mbështetje të Ramush Haradinjat kanë protestuar qindra shqiptarë nga mbarë Europa. Ata kërkojnë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinajt.

Është kjo protesta e fundit që shqiptarët organizojnë para seancës së radhës, me 6 Prill kur Gjykata e Apelit në Colmar do të shqyrtojë rastin e Haradinajt i cili në këtë shtet po mbahet nga 3 Janari i këtij viti me kërkesë të Serbisë për ekstradim.

Ramush Haradinaj ka kaluar në dy Procese në Hagë nga të cilat është liruar si i pafajshëm. Ndalimi i tij në Francë ka ngjallur valë solidariteti nga shqiptarët në krejt Europën.

SHKARKO APP