Në garë me 400 universitete në botë, Prishtina zgjidhet në top 3-shen më të mirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkruan sot: Sukses historik!

Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë!

Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur.

Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

Krenare sa më ska!

Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”- përfundon Osmani.

 

SHKARKO APP