Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Arrestohet kosovari

Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi provizor u be me qëllim ekstradimi të shtetasit Driton Delijaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Ndalimi i tij u bë pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Organet e Drejtësisë së Luxembourg, me vendim Nr.9422/15/CD, datë 29.02.2012, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje”dhe ”Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje” parashikuar nga nenet 51, 461 dhe 467 të Kodi Penal të Luxembourg.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 10 vjet burg. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP