Në Kosovë ende asnjë marrëveshje për vaksinat, qeveria nën akuzë

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka nënshkruar kontratë për blerjen e dozave të vaksinave anti-COVID. Kosovarët deri më tani janë imunizuar me dozat e pranuara donacion nga Bashkimit Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por përkundër kësaj në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë në proces të lidhjes së kontratës, madje sipas tyre me disa prej kompanive janë edhe drejt finalizimit.

“Ministria e Shëndetësisë është në proces të lidhjes se kontratës për blerjen e vaksinave të nevojshme me disa nga kompanitë prodhuese. Ky proces është në fazë të përparuar derisa me disa prej tyre ky proces është shumë afër finalizimit. Sido që të jetë, për arsye të kushteve të konfidencialitetit të cilave iu nënshtrohet ky proces, jo vetëm me Kosovën, për hollësi të tjera do të njoftoheni në kohën e duhur”, ka thënë përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Sami Uka.

Kritika karshi qeverisë së Kosovës për mosnënshkrim të kontratës për blerje të vaksinave ka adresua anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu. Deputeti i PDK-së, thotë se me këtë ritëm të vaksinimit Kosovës do i duhen 10 vite e gjysmë që të përfundojë procesi i imunizimit ndaj koronavirusit. Për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe për nevojat tjera që lidhen me menaxhimin e pandemisë qeveria e Kosovës ka ka vendosur si buxhet fondin 40 milionë euro.

SHKARKO APP