Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë?

Kuvendi i Kosovës ngec në bllokadë politike – palët përplasen, 26 korriku afron pa konsensus.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për krizën institucionale në Kosovë ishte gjithçka përveçse zgjidhje përfundimtare. Në vend të një drejtimi të qartë, vendimi caktoi 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të ri, por nuk specifikoi se çfarë ndodh nëse ky afat nuk respektohet.

Prej 15 prillit, tentativat për të mbajtur një seancë konstituive kanë dështuar rregullisht, me mbledhje që zgjasin vetëm disa minuta dhe pa vendimmarrje. Në këtë klimë, partitë politike fajësojnë njëra-tjetrën, ndërsa emri i Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit mbetet burim përçarjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas analistit Vullnet Bugaqku nga KDI, zgjidhja ideale do të ishte që Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të tërhiqte kandidaturën e Haxhiut dhe të propozonte një emër më unifikues. Por ky skenar shihet si i papranueshëm nga LVV.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ofruar dy kompromis: votim të fshehtë për Haxhiun ose formimin e një komisioni me përfaqësues të partive për të realizuar këtë votim – dy opsione që partitë e tjera i konsiderojnë antikushtetuese.

Ndërkohë, kërkesa për interpretim shtesë nga Gjykata Kushtetuese mbetet një mundësi tjetër, ndërsa edhe presidentja Vjosa Osmani po kritikohet për vonesa në kërkesat institucionale për qartësim procedurash.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për reflektim dhe zhbllokim të procesit, ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme shihen gjithnjë e më shumë si një mundësi reale në horizont.

Deri atëherë, mbledhjet pa rezultat dhe fajësimet reciproke duket se do të vazhdojnë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?