Në pritje të krijimit të qeverisë, Kurti e Osmani ftojnë në takim liderët e PDK, AAK e LDK
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, kanë kërkuar ftesa për takime, tek liderët e subjekteve të partive PDK, AAK, LDK dhe të minoriteteve.
Letrat e publikuara nga zyrtari i VV-së, Arlind Manxhuka, përmbajnë kërkesën e Kurtit dhe Osmanit, për të mbajtur takim mes subjektesh, lidhur me krijimin e institucioneve të reja. Takimi është kërkuar që të mbahet më 15 mars në termine të ndryshme kohore.
“Këto janë letrat që Kryetari Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë nisur në drejtim të subjekteve politike. Po ashtu kjo letër i është dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet”, shkruan Manxhuka në Facebook.