Nëna shqiptare vret foshnjën një ditë pasi e lind, e godet me gurë derisa vdes

Një krim i tmerrshëm ka tronditur mbarë opinionin publik.

Një nënë shqiptare ka vrarë foshnjën e saj vetëm një ditë pasi e ka lindur atë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjakovës pak ditë më parë.

Sipas mediave lokale 32-vjeçarja Lauresha Maliqi ka vrarë foshnjën e saj 2-ditësh, duke e goditur atë me gurë derisa ka ndërruar jetë.

Maliqi kishte arritur që për 9 muaj të fshihte shtatzëninë prej familjarëve të saj, ndonëse jetonin në të njëjtën shtëpi.

Por një ditë pasi ka lindur, ajo ka kryer krimin makabër dhe e ka varrosur me duart e saj foshnjën në oborrin e një ndërtese të braktisur.

Ai që ka njoftuar policinë për krimin ka qenë vëllai i 32-vjeçares, i cili ka bërë të ditur se ka dyshuar në momentin që i ka parë së motrës duart e mbuluara nga gjaku.

“Para 5 vjetëve ajo ka qenë e martuar. Deri dje ajo këtu ka qenë duke jetuar me neve. Na as nuk e kemi ditë që ajo është shtatzënë. Ka qëndru këtu një kat më lartë në shtëpi. Nana ka ardhë dhe më ka tregu që është shtatzëne. Ka lindë, tani e ka qu e ka mbytë. S’do çka ka ndodhë. Ajo ka ardhë në shpi. Na ja kemi pa krejt duart gjak i ka pasë. Foshnjën ajo e ka mbytë dhe e ka lanë aty. Për këtë punë ne po ndihemi shumë keq.”-ka thënë vëllai i saj për “Gazetën Express”.

Ende nuk është bërë i ditur motivi i krimit të rëndë dhe as identiteti i babait të fëmijës.

SHKARKO APP