Nesër në gazetën “Koha Jone”: “Diga” që hapi Thaçi do mbys Kosovën dhe përmbyt Europën

Nesër në numrin e radhës së gazetës “Koha Jone” (versioni print) do të lexoni: “Diga” që hapi Thaçi, do mbys Kosovën dhe përmbyt Europën

Ndër të tjera do të lexoni në këtë artikull redaksional: “….Kërkesa e presidentit kosovar vjen në momentin më të keq për kosovarët, pasi BE është e përçarë, marrëdhëniet BE-SHBA në pikën kritike dhe kur Rusia po avancon në Ballkanin Perendimor. Pra Hashim Thaçi hapi “digën” dhe vetë rri e kundron nga lart e larg ujin që merr përpara troje, histori, shqiptarë dhe ku serbët fërkojnë duart nga e njëjta lartësi me presidentin kosovar. 

Pazari Thaçi-Vuçiç ka dyshime se është në kurriz të Kosovës, pasi kosovarët do të humbin Trepçën, Liqenin e Ujmanit etj pasuri ndërkohë që vetëm qyteza e Preshevës do të kalojë në Kosovë, ndërsa 2/3 e Preshevës mbetet përjetë në Serbi….

SHKARKO APP