Nexhat Daci, kandidati konsensual për President

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci mund të rikthehet në skenë, si president konsensual i vendit. Gazeta Express mëson se propozimi i tij ka marrë ”aminin” e Presidentit aktual, Hashim Thaçi. Çështja e kreut të shtetit po i shkakton telashe koalicionit qeverisës.

Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, dje u takuan pas disa javësh përplasje publike. Daci thotë se nuk ka njohuri nëse është propozuar dhe se momentalisht është i tërhequr nga skena politike. ”Nuk kam informatë. Në këtë periudhë jam i tërhequr me problemet e mia. Nuk kam asnjë njohur dhe s’kam çka”, thotë ai.

I pyetur nëse do të pranonte të ishte kandidat për president, anëtari i Akademisë së Shkencave tha se nuk ka çfarë të thotë. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, historikisht ka pasur raporte të mira me akademikun Daci. Gjatë qeverisjes së tij, Haradinaj e kishte emëruar Arian Dacin, djalin e tij si zv/sministër të Ambientit.

Presidenti i ri i Kosovës, duhet të zgjedhet të paktën deri në javën e parë të marsit të vitit 2021. Mirëpo, Tribunali Special mund ta ndryshojë periudhën e zgjedhjes. Prokuroria Speciale në Hagë ka dorëzuar aktakuzë nda Presidentit Hashim Thaci në prill të këtij viti. Dhomat e Specializuara kanë afat deri në tetor ta konfirmojnë apo ta hedhin poshtë atë aktakuzë.

SHKARKO APP