FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Danimarka te Qiproja, Osmani flet për të ardhmen evropiane të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Danimarkën për përfundimin me sukses të Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2025.

Në një postim në Twitter, Osmani falënderoi kryeministren daneze Mette Frederiksen për lidershipin e saj në promovimin e sigurisë dhe unitetit të Evropës, si dhe për mbështetjen e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Presidentja theksoi se Kosova mezi pret të vazhdojë përpjekjet për të afruar vendin me Bashkimin Evropian gjatë Presidencës së ardhshme të Qipros dhe i uroi sukses në punën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Kosovapress/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?