Nga dorëheqja te shkuarja në Hagë/ Haradinaj: Jo vit i lehtë
Mesazhin e tij të urimit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë një përmbledhje të vitit 2019, teksa tha se është shpresë plotë që viti që do vijë do të jetë më i mirë. Ai është ndalur të flasë për 2019, edhe në aspektin personal, ku shprehet se nuk ka qenë aspak i lehtë për të, me shumë sfida, por për të cilat është i bindur se janë kaluar me sukses. Në fund, një mesazh për të gjithë ata që në këtë natë të ndërrimit të viteve, do ta festojnë në punë.
Mesazhi i plotë
Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë në ato sfida që na testuan. Edhe dorëheqja, edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë, test për ne por e kaluam me sukses. Sot mund të themi se kemi pavarësi energjetike, sot mund të themi se Trepça e resurset janë të Kosovës.
Sot mund të themi se jemi më të fortë në siguri, rend dhe ligj. Sot mund të jemi me plot punë të kryera në Kosovë. Qytetari ynë, i punësuari por pse jo edhe sipërmarrësi ndjehet më me vetëbesim.
Kemi ende punë, por unë besoj shumë që do t’ia dalin, Ju uroj nga zemra një vit të suksesshëm, pra vitin 2020 të jetë viti më i suksesshëm për këdo prej nesh. Urimi im shkon për ato që do festojnë në punë, jo vetëm policët, mjekët, gazetarët e shumtë, por të gjithë ata që në shërbim do të na mundësojnë një ndërrim vitesh më të mira.