Nga shërbimi si luftëtar i ISIS tek njohja me Lavdim Muhaxherin, dënohet me 3 vite burg shqiptari nga Kosova
Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 3 vite burg ish-luftëtarin e ISIS, Arijan Krujezi. Ky i fundit u kthye nga Siria bashkë me mbi 100 persona të tjerë vitin e kaluar.
Mësohet se Krujezi, nga Ferizaj, kishte shkuar në Siri në vitin 2014, ku fillimisht shërbeu si pjesëtarë i policisë ushtarake të ISIS. Kyujezi po ashtu si pjesëtar i kësaj organizate terroriste kishte qenë edhe anëtar i batalionit Abu Musab, Zarqawi dhe Umar hatab.
Ndërkohë kosovari në vitin 2019 ishte riatdhesuar në Kosovë, ndërkohë që Prokuroria Speciale ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale ‘Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist’. Sipas aktakuzës, Krujezi ishte në kontakt edhe me Lavdim Muhaxherin, Fitim Lladrofcin si dhe Ridvan Aqifin.
Duke marrë parasysh këto akuza, Gjykata e ka shpallur Krujezin fajtor.