Ngërçi i dialogut Kosovë-Serbi: Kërkesat e serbëve antikushtetuese; Ja si negociatori i BE-së doli me “dy fytyra”

Ftesa që Kosova të bëhet pjesë e Mini-Shengenit Ballkanik, që tashmë pritet të bëhet zyrtare, ka shkaktuar reagime të shumta. Kjo për shkak se pjesë e tij është edhe Serbia. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Matilda Mcini, Arton Demhasaj, drejtori i organizatës “Çohu”, u shpreh se megjithëse bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit ka të mirat e saj, pranimi i një ftese të tillë nga ana e qeverisë së Kosovës, ndikon në dialogun e  saj për njohjen me Serbinë.

Demhasaj: Mbetet për t’u parë se sa është  e sinqertë kjo marrëveshje dhe se sa do të ketë ndikom politika nacionaliste në këtë çështje. Përndryshe nëse nuk do të ketë ndikim, unë mendoj se një bashkëpunim potencial mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me inciimin e projekteve të përbashkëta, është normale do të gjejë mbështetjen e Bashkimit Europian. Kjo do të ndikonte në zhvillimin politik të Rajonit dhe në integrimin e tyre në BE.

Ftesa për Kosovën mund të konsiderohet si një zbutje nga ana e Serbisë sa i përket reciprocitetit, taksës apo edhe njohjes. Megjithatë, Demhasaj thekson se edhe Serbia duhet të bashkëpunojë.

Demhasaj: Në rast se diksutohet çështja e hapjes së kufinjve në Ballkan, atëherë këtu duhet patjetër të ketë një reciprocitet. Ai reciprocitet që çdo dokument që Kosova e njeh të Serbisë, të njëjtin duhet ta njohë edhe Serbia për Kosovën. Nuk mund të ketë as bashkëpunim ekonomik në aspektin e Mini-Shengenit, por nuk do të ketë as mundësi të hapjes së kufijve, nëse nuk do të ketë reciprocitet, sidomos sa i përket njohjes së mallrave, njëkohësisht edhe njohjes së dokumentave të ndërsjellta.

Ngërçi i krijuar lidhur me dialogun, për shkak të kërkesës së palës serbe, që të krijohet Asosiacioni, është shqetësues për Demhasajn. Por më shqetësues për të është qëndrimi i mbajtur nga negociatori i Bashkimit Europian në Beograd, lidhur me Kushtetutën e Kosovës.

Demhasaj: Sa i përket dialogut, mendoj se ka një ngërç në këtë aspekt Kjo pasi që Serbia të pranojë dialog, ka vënë kusht që Kosova të themelojë asosiacionin e komunave me shumicë serbe dhe atëherë në bazë të marrëveshjes së Brukselit, që e konsideron si në kundërshtim me parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe si e tillë nuk mund të implementohet. Patëm edhe vizitën e fundit të negociatorit të dërguar nga Bashkimi Europian, i cili nuk përmendi aspak që duhet të ndryshohet Kushtetuta, por në Beograd e përmendi këtë, madje quajti se ajo nuk është as Bibël e as Kur’an. Por unë mendoj që nuk ka aspak vullnet politik në Kosovë për të ndryshuar Kushtetutën dhe për t’i krijuar hapësirë marrëveshjes së asosiacionit e më pas dialogut me serbët.

SHKARKO APP